Quantcast
Channel: Komente te: Përkthyesja Donika Omari: Si i përjetuam arrestimet në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”
Viewing all 10 articles
Browse latest View live

Sipas: Cibuku

$
0
0

Desha vetem te shpreh respekt dhe nderim per familjen Omari dhe vecanerisht per zonjen Donika qe aq shume ka dhene per letersine shqipe. Cfardo qe te shtoj une, eshte fare pak, para asaj qe ne presim te na rrefeje ne te ardhmen, pasi pervoja e saj eshte nje pus i thelle per gjithe ata qe e lakmojne dinjen.


Sipas: Mbesa

$
0
0

Oj Donike,e ke gabim .Dr Haki Mborja vdiq si nje republikan ,atdhetar dhe njeri me integritet te larte.Disa goje jo aq “te liga” thone qe u helmua nga Zogu.

Sipas: Besi

$
0
0

Besoj se keni te drejte. Ndofta ka qene ndonje Mborje tjeter (S.Mborja psh?) Ndodh qe na genjen edhe kujtesa…

Sipas: avokati

$
0
0

Besi ben shume mire qe kerkon ndjese per Z. Haki Mborja por duhet edhe te thuash ate publikisht se na lendon….

Sipas: Mbesa

$
0
0

Qre Besi,pse kujteses ja ke lene ti te flase per Dr,Haki Mborjen?Per ate burre duhet te flasin historianet,nga ata me te zotet.Dokumenta kane boll,puna eshte se s’kane kellqe te shkruajne per Dr.Haki Mborjen.Por te pakten te mos heshtin kur shkruhen te tilla genjeshtra.

Sipas: Mborjari

$
0
0

Vetem per dr. Haki Mborjen ka qene historia ne shtypshkronje. Ai ka qene rilindasi dhe mik i motrave Qiriazi. Nuk ka asnje S, Mborja qe te jete bashkohes i tyre. Sali Mborja, i biri i doktorrit, eshte nje figure tjeter shume e madhe, por e Luftes Nacional-Clirimtare… Historia qe tregon zonja Omari hedh drite per urrejtjen patologjike qe kishte dhe orientoi Enver Hoxha ndaj kesaj familjeje. Megjithese Enver Hoxha sic kujton tek ‘Vitet e rinise” e njihte personalisht doktorrin se e kish mjekuar ate kur ishte ne interat ne Lice. Sali Mborja, djali i madh i dr. Hakiut, shok dhe mashatar me Enverin, profesori i botanikes i dipllomuar ne France, e ndihmoi E.H te punesohej duke i dhene 8 oret e veta te mesimit te frengjishtes kujdestarit… E.Hoxha, per t’u paraqitur si i biri i dr Hakiut, gjate Luftes mbajti pseudonimin “Hasan Mborja” (Kur lindi Partia)… Por dr Hakiu, ndryshe nga Mihal Grameno, (qe shkembeu dhurata me rastin e shpalljes se Zogut mbret, Themistokli Germenji, dhe te gjithe deputetet la pas femije… La shembylltyren e tij, Sali Mborjen… Ai u vriste syte. Ketu duhet kerkuar shkaku i ngjarjes ne shtypshkronje qe tregon ndershmerisht zonja Omari.

Sipas: Qemal Balla

$
0
0

1978 kam qenë në hodrocentrali e Fjerzës e kam njohtur djalin e BAHRI OMARIT ,ISHTE INXHINJER embulonte mesigurimin teknik në punë.lshim në katakombin e vdekjeve,me shpresën për jetën.lshte per lexusit tuneli i dritë partisë,sa drite prodhon aq jetë ka marrë me vere ,gjatë punës skllavëruse na del përpara një silutë e gjatë e një burri veshur shumë shik me kostum të bardhë me çizme ushtarake të zeza me 100% sozia i ENVER HOXHËS KASKETA E Shtypur alla-frënga me ngjyrën e kostumit.Kur pyta kush asht ky,me sarkazëm mu përgjigj shuku pranë që kish më shumë se un në Fierz “KY ASHT REGJIZORI I DITËVE TË ZEZA “Ky ish argumenti politiko -fanatik i heshtur.A thu se për ironi të sarkazmes o per fat të argumentit,kaloj artisti i madh zotnija i tij SANDËR PROSI E PLOTËSOI KOPERTURËN E sarkazmës,të thash që asht regjizor vazhdonte e qeshte ,pasi zotërit u salutuan me kokë njeri-tjetrin nga larg,shenja e rrespekëtit të heshtur afrohet tek ne Z.SANDËR i cili na lexoj mendimin që i shkoi përshtat shokut e tha:Tutjusi pa çels.Mbasi un kembngula të më thonin të vertetën ,jua ofrova birr tek mensa KUKËSIT gja që ju ardhi përshtat si vijo.Z.SANDËR TREGOI pa mbarim për të ,po më kujtohen mirë për së pari ishte i biri i ZOTIT TË ndjer BAHRI .OMARIT.,KËTU hyra un në bised e thashë,nga trupi qenka ENVER. HOXHA nga mendja ndoshta BAHRI.OMARI.Enihja më mirë z.OMRIN se bashkëfolsit e mi enga ku ,nga bisedat me babain tim e ka njohur nga afër ka qenë bashkëvuajtës në burg me të,fliste me respektin e një njeriu shumë të madh.Uzgjata shumë por zoti PROSI konfirmoi se i vëllaj LUAN.OMARI ishte më i keq se daja ENVERI,këjo asht fjala e urtë e popullit {SE NGA TRANDAFILI DEL EDHE GJEM,QË SHPON GJITHË JETËN}…

Sipas: Petro Luarasi

$
0
0

Mbaj mend që im atë Skënder Luarasi e ka takuar disa herë zonjën Donika Omari. Ashtu në nxitim e sipër përshëndeteshin, ndaleshin, babai e pyeste për familjen, për profesor Luanin dhe biseda zgjatej si pa e kuptuar në tema nga më të ndryshmet.
Edhe birin tjetër të Bahri Omarit, inxhinier Fatosin, e kemi takuar disa herë tek klubi i shahut dhe kam dëgjuar t’i tregonte kujtime për të atin.
Në lidhje me librin e Skënder Luarasit për Sevasti Qiriazin, mbi familjen Qiriazi dhe persekutimin e tyre, ofron mjaft fakte artikulli ‘’Familja atdhetare Qiriazi dhe mjeshtri i madh i turpit’’
http://www.revistadrini.com/2012/04/petro-luarasi-familja-atdhetare-qiriazi-dhe-mjeshtri-i-madh-i-turpit-t-b/


Sipas: Ilir Mborja

$
0
0

Në gazetën “Panorama” më 19/10/2014, tek suplementi “Unë gruaja” në intervistën me titull: “Si i përjetuam arrestimet në shtëpinë botuese “Naim Frashëri””, zonja Donika Omari pyetjes: Keni pasur ndonjë rast kur e keni pësuar për hir të censurës? – i përgjigjet kështu: “Ka qenë një rast kur u çua për shtypje një libër për Sevasti Qiriazin. Isha redaktore e librit. Autori i librit ishte Skënder Luarasi. Aty përmendej si patriot H. Mborja, i cili kishte qenë luftëtar për pavarësi kundër sulmeve greke, por më vonë ishte lidhur me Zogun. E pra, nuk duhej të përmendej në libër. Libri shkoi në shtypshkronjë dhe dikush e vuri re dhe u bë problem. Si rezultat mora dënim me vërejtje të rëndë me shënim në biografi, që e ruaj edhe sot… Skënder Luarasi erdhi dhe më tha se nuk ke faj se je e re dhe nuk mundet qe ta njihnje këtë emër, duhej të isha unë më i kujdesshëm.”
Kjo ndodhi që tregon zonja e nderuar Donika Omari, është plotësisht e besueshme të ketë ndodhur,.. dhe si e tillë, ne familjarëve të Haki Mborjes na prek shumë. Madje na indinjon. Sot, zogizmin, disa e quajnë edhe vlerë, por për këtë rast, kjo dëshmi të revolton si një e pa vërtetë, madje si një intrigë, që paska funksionuar dhe që e zhbën të vërtetën e historisë për antizogizmin e dr. Haki Mborjes… Regjimi i shkuar, duke ia zbehur në maksimum luftën dhe përjekjet e tij për Pavarësi, këtë, republikanizmin e pashoq të tij, nuk ia mohoi kurrë publikisht. Edhe “Fjalori enciklopedik” i Akademisë së monizmit, në ato pak rreshta që shkruante për dr. Haki Mborjen, nuk e mohonte antizogizmin e tij. Edhe po të ishte zogist Haki Mborja, ne nuk do të kishim përse ta fshihnim sot… Por e vërteta është ajo që dihet botërisht dhe që e thotë edhe Noli në mars të 1931 te “Republika” e tij e Bostonit: ” Pas Mihal Gramenos na la shëndenë edhe një tjetër veteran i çështjes kombëtare, doktorr Haki Mborja. Ai luftoi tërë jetën me pushkë maleve dhe me propogandë fushave, për indipendencë…“ dhe në fund, shkrimi i Nolit mbyllet kështu: “…Kur Zogu u prokllamua sulltan, doktor Haki Mborja, si republikan i bindur që ishte, nuk ia dha votën dhe nuk shkeli më në Tiranë. Ish i vetmi nga asambleistët që guxoi e bëri një trimëri të tillë nën terrorizmën e malokut mercenar.” Për vdekjen e menjëhershme të 49 vjeçarit Haki Mborja, ato ditë, e gjithë Korça foli: “E farmakosi Zogu.” Vunë gishtin edhe tek personi që kreu porosinë e Mbretit, një farmacist që i përgatiti “hilaçin e reumatizmës”. Si mund t’ia falte satrapi zog, asambleistit të vetëm që e kundërshtoi botërisht mbretërimin dhe i flaku tej mandatin e deputetit?.. Këto dhe shumë dyshime të tjera, ne pasardhësit e tij, nuk u munduam as për t’i dokumentuar dhe as për t’i publikuar, pasi gjykuam se nuk është punë e jona,.. por e historianëve. Por që dëshmori i republikanizmit të shpallet si monarkist, këtë ne nuk mund ta lejojmë. Prandaj është revoltuese ajo që mësojmë nga intervista e zonjës Omari.
Prandaj e gjithë fjalia: ” Aty përmendej si patriot H. Mborja, i cili kishte qenë luftëtar për pavarësi kundër sulmeve greke, por më vonë ishte lidhur me Zogun.” është një fyerje për ne pasardhësit e dr. Haki Mborjes. Dr. Haki Mborja ka luftuar me armë brenda kufinjve të Shqipërisë edhe kundër turqëve edhe kundër andartëve grekë. Shtëpia e tij në Mborje u dogj tre herë. Dy herë nga turkoshakët dhe një herë nga grekomanët. Por edhe njerëzit ashtu si redaktorja Omari, jo për faj të tyre, nuk dinë shumë për këtë figurë. Megjithëse ka shumë dokumente që e dëshmojnë Haki Mborjen si komandant i çetave nga më të parat, që në pranverë të 1909-s, asnjë fjalë nuk u tha për atë, as me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Megjithëse prej kohësh është zbuluar në arkivat e Beogradit nga historiani Sadullah Brehtovci, një dokument shumë i rëndësishëm që dëshmon për një takim të korrespondentit [Vums] të “Times” të Londrës me Haki Mborjen në Shpat të Elbasanit më 1910-n dhe i paraqitur tek historianët tanë të akademisë së viteve ’80,.. ky dokument shumë i rrallë, nuk u përfill kurrë nga Stefanaq Pollot me shokë. (Shumë më vonë, në janar të 1996, prof. Bujar Hoxha e botoi tek gazeta “Rilindja” e Kosovës që dilte atëherë në Tiranë këtë dokument që e cilëson Haki Mborjen si udhëheqës kryesor i kryengritësve të Jugut ( mbi 500 shpirt mblidhte pas vetes thotë fjalë për fjalë korrespondenti anglez që e ka takuar vetë në Shpat të Elbasanit.)
Ai ishte intelektual i dipllomuar në një nga universitetet më të njohura të kohës dhe si të tillë, malet e Shqipërisë, veç dr. Haki Mborjes, nuk njohin asnjë komit rilindas. Ai ishte autor i librit “Krimi dhe krimineli” që është ende në përdorim për ata që studiojnë mjekësinë ligjore në fakultetet e Stambollit. As fotoja e rrallë në natyrë e tij me bashkomandantin e krishterë Vangjel Gjikën, e kryer nga Lef Nosi në Shelcan të Shpatit, nuk u pasqyrua gjëkundi në albumet për 100 Vjetorin. As Vangjel Gjika, që la ëmbëltoren e tij me emrin “Manushaqja” në mes të Korçës dhe doli në male, që vdiq fare i ri nga torturat e esadistëve, nuk u zu me gojë fare për 100 Vjetorin e Pavarësisë.

Po të mos kishte dalë intervista e zonjës Omari, as që do të isha ulur ndonjëherë të shkruaja për dr. Haki Mborjen. Nuk më takonte pikërisht mua ta bëja këtë. Haki Mborja ishte gjyshi im dhe normalisht u takonte të tjerëve, historianëve, të flasin për të. Por kjo kohë normale, duket se s’ka për të ardhur kurrë. Prandaj po detyrohem të dëshmoj vetë diçka nga kontributi i gjyshit tim. Po përmend vetëm disa fakte lehtësisht të dokumentueshme në ndihmë të së vërtetës dhe këtë nuk e bëj për të përfituar dekorata gjyshi im. Ato nuk i kam aspak merak… Ashtu si janë shpërndarë e zhvleftësuar sot ato, të vjen turp t’i kesh…
Nga dëshmia e zonjës Omari ne gjejmë shpjegimin për të gjithë heshtjen që e ka përfshirë këtë figurë të Rilindjes sonë Kombëtare. Episodi që tregon ajo hedh dritë dhe na qartëson se psh: përse edhe kur flitet për betejën e përgjakshme të Orman Çiflikut,.. megjithëse egziston letra kërcënuese që ai i dërgoi administrates turke, nuk përmendet asnjëherë kontributi i komandantit. As dokumenti i rrallë që dokumenton betimin për hakmarrje për tetë dëshmorët e vrarë dhe as autori i saj dr. Haki Mborja, nuk zihen kurrë me gojë. Historianët tanë të Akademisë së viteve të Enver Hoxhës, duke shpërfillur dokumentet dhe faktet, nuk lanë figurë laramane të dorës së dytë të periudhës së Rilindjes pa ngritur në piedestal. Dr. Haki Mborjen jo. Vetëm në faqet e letërsisë si në rastin e shkrimtarëve Sterjo Spasse ( romani “Pishtarët”) dhe Skifter Këlliçi (romani “Vrasës me duar të bardha”) u ka shpëtuar “punonjësve” të shtypshkronjës emiri I Dr Hakiut…

Por, me heshtjen tonë, e shoh se e paskemi pasur gabim unë edhe të gjithë të parët e mi. Edhe xhaxhai im fisnik, ka gabuar me modestinë e tij, edhe në rastin e Haki Mborjes. Ish kryetari i parë i Komitetit të Qarkut Korçë që nga Lufta e deri më ’47, Sali Mborja, kohë kur vendoseshin emrat e rrugëve dhe të institucioneve, kundërshtoi çdo propozim për emërtimin e tyre me emrin e babait të tij. Heshtja dhe harresa për dr. Haki Mborjen shpjegohet se ai, ndryshe nga ndonjë rilindas i shquar si Mihal Grameno, që shkëmbeu edhe peshqeshe me mbretin Zog, la pas trashëgimtarë. Haki Mborja la pas shëmbëlltyrën e tij, atdhetarin e pa epur Sali Mborjen, që i vriste sytë vërsnikut të tij aventurier dhe mosmirënjohës Enver Hoxha. Këtë e dinte shumë mirë por nuk mund t’ia shpjegonte kujtdo Skënder Luarasi.
Vetëm nga dokumente që dalin rastësisht, mësojmë se me hapjen e Normales në Elbasan, ai paska dhuruar 50 napolona floriri, dhe ka marrë përsipër vizitat dhe mjekimin falas e të gjithë konviktorëve të saj. Nga një dokument tjetër marrim vesh se Ismail Qemali në qeverinë e Vlorës më 1912-n i paska ngarkuar dr Haki Mborjes, detyrën e Kryetarit të Komitetit për Shëndetin e Popullatës Civile, etj. Dokumentohet se Haxhi Qamili e paska pas dënuar me vdekje dr Haki Mborjen, etj, etj. Të gjitha këto të mësuara krejt rastësisht… Ish redaktorja D. Omari, duke përmendur gjithë shkujdesje në intervistën e saj këtë rast, që ” …si patriot H. Mborja,.. ishte lidhur me Zogun”, na ka ndihmuar të mësojmë një të vërtetë të hidhur: Paska qenë vënë dikush në shtypshkronjë që të kontrollonte librat (sidomos ato të Skënder Luarasit) dhe të fshinte emrin e dr.Haki Mborjes. Ky episod tregon, se ashtu si Ahmet Zogu që e helmoi, edhe censuruesit nuk i dolën kurrë ballazi, edhe te vdekur dr. Haki Mborjes. Gjithashtu nga D. Omari, dhe për këtë e falenderojmë, ne sot marrim vesh se Skender Luarasi paska shkruar fakte vlerësuese për dr. Haki Mborjen… Skënder Luarasi është i njëjti intelektual trim dhe parimor që nuk u përkul asnjëherë, por i qëndroi përballë Enver Hoxhës dhe “akademikëve” të tij servilë në historinë “e revolucionit fshatar” të Haxhi Qamilit… Dhe dr.Haki Mborja, miku më i ngushtë i Fan Nolit, Sevasti Qiriazit, Themistokli Gërmenjit, Vangjel Gjikës, Mihal Gramenos dhe plot “kaurrëve” të tjerë, ishte i dënuar me vdekje nga idhulli i Enveri Hoxhës, bashibozuku Haxhi Qamili. Edhe kjo është një arsye e vërtetë pse e hoqën emrin e Haki Mborjes nga libri dhe i dhanë “vërejtje të rëndë me shënim në biografi” redaktores. Edhe këtë nuk e dinte, si e re që ishte, zonja D.Omari. Ilir Mborja

Sipas: altin çami

$
0
0

“Ballin nga pushket, tradhtaret vriten pas shpine”. Historia ende vazhdon te ngelet pre e metastazave te kuqe. Mekat.

Viewing all 10 articles
Browse latest View live